Banorët e Thethit kanë një kërkesë për Voltanen dhe për Babagjyshin. (Ky i fundit ka mundësi t’ua plotësojë)

Prej pak kohësh bashkia Shkodër ka firmosur kontratën e re për pastrimin e qytetit. Në fakt deri më tani pra para se të firmosej kjo kontratë qyteti i Shkodrës dhe njësitë administrative kanë qenë tejet të ndotura në çdo moment thuajse.

Kryebashkiakja justifikohej me faktin se pasi të nënshkruhet kontrata e re situata do ndryshojë. Në fakt u bë pak kohë që është firmosur dhe përsëri asgjë nuk ka ndryshuar. Qyteti dhe njësitë administrative vijojnë që të jenë të ndotura.


Ndërsa deri më tani njësitë e Dukagjinit janë shquar për pastërtinë dhe mjedisin tashmë gradualisht po e humbin këtë lloj tradite nëse mund të quhet kështu. Një prej atyre që ka një bujtinë në Theth Paulin Polina ka postuar në faqen e tij në rrjetin social facebook gjendjen katastrofale sa i përket mbeturinave edhe në fshatin turistik të Thethit.

Koshat e mbeturinave janë të papastruar dhe të mbushur me plehra që kushedi se sa kohë kanë pa u pastruar.

Kjo situatë tashmë vijon prej kohësh edhe atje dhe nuk është aspak e mirë sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon negativisht tek ata turistë të huaj që zgjedhin atë zonë të alepeve. Me ironi Polija shkruan se falë stafit të bashkisë Shkodër prania e mbeturinave është mënyrë promovimi për Thethin.

Ja se çfarë shkruan ai duke publikuar edhe fotot përkatëse:
I dashur stafi i Bashkise Shkoder. Edhe kjo fale jush eshte mnyre promovimi per Thethin. Se le rruga posipo