Basha mbërrin në protestën te ‘Astiri’, mesazh shqiptarëve: Mos …

‘Mos u dorëzoni’, ky ka qenë mesazhi i kryedemokratit Lulzim Basha drejtuar banorëve që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre te zona e “Astirit” në Tiranë.

Këtë thirrje basha ia ka drejtuar edhe studentëve të cilët kanë protestuar sot kundër tarifës për provimet e prapambetura.

‘Mos u dorëzoni, e vetmja mënyrë për të keqen që të fitojë është t’ju ndajë e t’ju përcajë. Të qëndrojmë kundër vjedhjes, kundër vjedhjes te Unaza e Re, kundër vjedhjes në Universitete kundër vjedhjes si të vetmin projekt që ka Edi Rama për ju’, u shpreh Basha.