Basha vjen në Shkodër, ‘qan hallet’ e të varfërve, ha një drekë në qendër të qytetit dhe ikën siç erdhi

E ka shpallur kauzë të opozitës rrëzimin e qeverisë Rama, duke e akuzuar për korrupsion, lidhje me krimin dhe abuzime të tjera që në gjithë këto vite, ishin edhe kryefjala e artikulimit publik të kryetarit të PD Lulzim Basha. Kur pritej që ky i fundit me fillimin e vitit të ri 2020 të përshkallëzonte reagimin, ndodhi e kundërta dhe u desh që presidenti i Republikës të thërrasë një tubim, që ai dhe populli opozitar të dyndej në shesh. Tashmë strategjinë e ka ndryshuar dhe në Shqipëri ka nisur turin “Po të dëgjoj”, përmes të cilit Basha pas 7 vitesh në opozitë, po kërkon të mësojë hallet e shqetësimet e popullit, kur në fakt këtij të fundit do të duhej ti dilte me një alternativë. E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe me surprizues ishte fakti i vizitës së të enjtes në qytetin e Shkodres, metropolin verior që PD historikisht e ka cilësuar si bastion te vetin. Kreu i PD pas disa takimeve të mbyllura, ju shtrua edhe një dreke me kryesinë e partisë demokratike të këtij qyteti, mu në mes të Shkodres, në sytë e cdo qytetari. Partia që cdo ditë flet për varfëri, luftë ndaj të keqes, e për barazi në trajtimin e qytetareve, ka kohë t’i qajë hallet në sofra të shtruara mirë, e jo në terren aty ku realisht janë problemet. Por në fakt Basha nuk ka përse ta bëjë këtë, për aq kohë sa në aksionin opozitar kanë me rëndësi fotot, kamerat, takimet për tu dukur dhe presionet indirekte ndaj qeverisë, sesa zgjidhjet reale te shqetësimeve të qytetareve. Mjaft mirë ai mund të kishte ardhur në Shkoder e të prekte nga afër dështimet e qeverisë Rama me shumë investime publike, të shkonte në zemer të varfërisë, aty ku dhjetra familje nuk kane me se të mbyllin ditën, pasi vuajnë për kafshatën e bukës, e jo të shtrohej në sofer me të zgjedhurit e tij, të cilët fare mirë këtë shpenzim të sotëm, mund t’ja kushtonin një target grupi në nevojë. Disa metra larg tyre ndodhet një portë e hapur që ushqen dhjetra të varfër të qytetit, e që në jo pak raste ka nevojë për ndihmë, qoftë asistence njerëzore e qoftë edhe ushqime, por jo këtë nuk ka kush t’ja sugjerojë Bashës, sepse më mirë të ngrihen dollitë në salla luksi, sesa aty ku është varfëria e problemet e qytetareve, që pasi zgjedhin një herë në 4 vite, braktisen më pas deri në 4 vjeçarin e ardhshëm nga të gjithë, qeveri e opozitë sëbashku.

Lexo edhe: