Bashkia e Shkodrës “marton Malon”, por qytetarët i bëjnë të paprituren Voltanës

Bashkia e Shkodres kthehet ne biznes dasmash. Per dy dite me radhe duke shfrytezuar te shtunen dhe te dielen, Voltana Ademi e kthej hollin e bashkise ne nje biznes te mirefillte ku nuk hezitoi permes organizatoreve tu marre para bizneseve qe te reklamonin produktet e tyre dasmore.

Perfaqesues te ketyre subjekteve deklarojne per shkodreanews se kane paguar per tu bere pjese e panairit qe per dy dite ne hollin e bashkise te mund tu benin me dije qytetareve ofertat per 2019. Kjo eshte nje prej skandaleve te verteta te Ademit qe guxon ta ktheje nje institucion vendor si nje agjensi organizative festash dhe shkon deri aty sa ta reklamoje si sukses.

Por shkodranet ja dhane me se miri pergjigjen me vizitoret e pakte dhe indiferentizmin e treguar ndaj nje eventi absurd qe nuk ka perse nje institucion vendor te angazhoje punonjes, te harxhoje energji dhe para kur bizneset mund ta bejne vete pa qene nevoja e perfshirjes se Ademit.

Por etja e saj per pushtet, pangopesia per te marre nje tjeter mandat, e ben qe te shfrytezoje cdo moment, pa pyetur se ne loje jane shqetesime me te medha qe ka Shkodra si ne sherbime dhe investime publike.

Qytetaret nuk kane perse te ndjekin lojen e Ademit dhe aq me pak keshillat e saj se ke te zgjedhin per dasmen e tyre, sepse nuk e kane votuar per ate gje aty, por qe tu ofroje sherbime, te menaxhoje taksat qe mbledh e te punoje per nje Shkoder te zhvilluar.

E per fat te keq ajo kete ne 3 vite mandat se beri, por punoj per interesa te ngushta klienteliste dhe sot kur tik – taket po numerohen mbrapsht, lojrat politike dhe shfaqjet show nuk i ndalon se beri. Meqe veten e “martoi” serish ne panair, tani Ademi te nise te beje krushqit e reja sepse e sigurte qe pas mbarimit te mandatit e ka punen e re, si organizatore e dasmave Shkodrane./ShkodraNews