Brenda shtëpisë së deputetit shqiptar: Si është të jetosh vetëm me vajza

Mediat në Kosovë i kanë kushtuar së fundmi vëmendje deputetit të njohur të Kuvendit Milaim Zeka. Deputeti, i njohur për karakterin e tij kontrovers tregon se si është të jetosh vetëm me femra.

“Tash thojnë të gjithë njerëzit, unë i kam katër vajza dhe jam njeriu më me fat në jetë. Dy vajzat e mëdhaja i kam në Suedi. Përparësitë janë se dhurojnë dashuri, ndërsa vështirësitë është se ndonjëherë vihen të gjitha kundër meje”, ka thënë deputeti.

Ndërsa i ka treguar gazetarit edhe ambjentet e shtëpisë së tij. Një detaj i veçantë vihet re në kuzhinën e Zekës, teksa shihen dy filxhanë me portretet e dikatorit Enver Hoxha dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Për më tepër ndiqni videon: KETU