“Çfarë masash do merrni?”, tension gjatë vizitës së Sandër Lleshajt në Durrës (video)

Gjatë vizitës që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kryer sot në Universitetin “Aleksandër Moisiu’ në Durrës, është pritur e protesta nga një grup studentësh.

Ata i kanë zënë pritë në hyrje të godinës, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që është hedhur në protestat e opozitës, si dhe për faktin që ky takim nuk ka qenë bërë publik për studentët.

“Truprojat e tua po na dhunojnë, unë jam student dhe kam të drejtë që të protestoj. Ju jeni qeveri ilegjitime, ti më ke helmuar mua”, shprehet një prej protestuesve.

Ndërkohë që një tjetër prej protestuesve pyet ministrin Lleshaj: Ju keni qenë këshilltar i sigurisë i kryeministrit Rama, çfarë këshillash keni dhënë ju në kohën kur vendi u kanabizua? 

Lleshaj iu ka thënë studentëve që nuk janë ata në gjendje që të përcaktojnë nëse qeveria është apo jo legjitime.

Debati mes ministrit Lleshaj dhe protestuesve:

Lleshaj: Cfarë do doje prej meje? Protestuesi: Për cfarë keni ardhur këtu, ju nuk ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë, jeni qeveri ilegjitime, vini këtu dhe e morëm vesh një orë përpara se ka ardh ministri, a thu se ka ardh shërbimi sekret

Lleshaj: Ju e caktoni kur vij une e kur nuk vij unë? Protestuesi; Nuk e caktoj unë, unë duhet ta di
Lleshaj: Kush jeni ju?

Protestuesi: Unë jam qytetari i këtij vendi, që ti me ke helmu mu, a je ministri Brendshëm me ke hedh gaz Lleshaj: duhet të komunikojmë

Protestuesit; Cfarë të komunikojmë, cfarë do bëjnë do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj? Protestuesit në kor: turp, turp, turp Protestuesi tjetër: Kam unë ca pyetje, ke qenë këshilltar sigurie për Kryeministrin

Per te shikuar videon klikoni KETU