Cila janë interesat?!/ Pse po u mban peng transportin urban shkodranëve Voltana Ademi?!

Voltana Ademi ju mban peng shkodranëve autobusët e linjës së qytetit. Paradoksalisht kur në pjesën më të madhe të vendit ky shërbim ka nisur, madje edhe në Tiranë ku u shënuan përpla.sjet me të forta mes shoqatës së transportit publik dhe bashkisë, vetëm në Shkoder ky ngërç nuk ka marrë udhë. Kjo jo për faj të shoqatës së transportit këtu në Shkoder sepse ajo i ka bërë gati autobusët sëbashku me masat që kërkohen, por këtë herë sepse vetë bashkia Shkoder dhe titullarja Ademi nuk kanë miratuar protokollin e sigurisë, ashtu siç është kërkuar nga ministria e linjës që të kryhet prej cdo bashkie, për shkak të rre.zikut të Covid 19. Zvarritja që po i bën Ademi këtij procesi ka bërë që të penalizuar të jenë qytetarët, e kryesisht të moshuarit që në këto ditë me temperatura të larta, e kanë të pamundur të lëvizin nga një zonë në tjetrën, duke patur parasysh që edhe në kohë normale, këtë shërbim Shkodra e ka të kufizuar, vetëm me një linjë të miratuar, sic është ajo Bahçallek – Fermentim. Me dhjetra ankesa kanë mbërritur në redaksinë e shkodraneës nga qytetarët që kërkojnë të marrë zgjidhje ky shqetesim për ta në shumë raste jetik. “Përshëndetje, ju lutem na jepni një zgjidhje duke e bërë publik shqetësimin që kemi për mos funksionimin e autobusëve të qytetit. Prej muajsh ato nuk janë në punë dhe ne që duam të lëvizim nga Bahcalleku drejt spitalit rajonal për nevoja shëndetësore, na duhet të ecim në këmbë, ose të paguajmë taksi, që është disa fish më shtrenjë e jashtë mundësive tona. Nuk e dijmë ku qëndron problemi por në televizion është thënë që ka nisur, kur kjo nuk është e vërtetë sepse në Shkoder kemi dalë duke pritur në stacione dhe autobusi nuk ka ardhur”, përfundon denoncimi i qytetares. Vetë firma që administron linjën thotë se i është drejtuar bashkisë, por kjo e fundit nuk ka dhënë një përgjigje. Pa protokollin e sigurisë të miratuar nga bashkia nuk mund të nisim punë thonë ata sepse ndëshkohen. Nga ana tjetër bashkia Shkoder dhe kryebashkiakja Ademi kanë zgjedhur të mos thonë asnjë fjalë për këtë gjë, por zvarrisin vendimin, në një kohë kur qytetarët kanë nevojë për një shërbim të tillë.