Ç’po ndodh në Bashkinë e Shkodrës? Vartësit i preken me ko.ronaviru.s, Voltana Ademi fsheh kokën si struci

3 punonjës i kanë dalë të infektuar Voltana Ademit në bashkinë Shkoder me ko.ronavir.us, por ka zgjedhur të heshtë. Ndryshe nga muajt e pikut të pandemisë, kur mori rolin e protagonistes, duke sulmuar qeverinë për numër të ulët testesh, e për keqmenaxhim të situatës, tashmë ka zgjedhur të heshtë, duke u fshehur si struci. Kryetarja e bashkisë nuk ka sesi të mos heshtë, sepse tashmë i janë infektuar punonjësit e saj, një prej nënkryetareve, punonjësja e zyrës së shërbimit social, një tjetër punëtor i jashtëm dhe disa të tjerë ndodhen në kushte shtëpie, pasi kanë patur kontakte me to. Edhe pse situata nuk është aspak e mirë brenda bashkisë Shkoder por edhe në qytet, ajo ka zgjedhur të mos flasë, nga f.rika apo diçka tjetër e di vetë Ademi. Në një institucion normal së paku do të duhej të ishin marrë masa të forta, që nga dezinfektimi që në Shkoder nuk po kryhet prej javësh, e deri tek maskat si kush i domosdoshëm për të hyrë në bashki, shtimi i fushatës sensibilizues edhe nga vetë pushteti vendor, e natyrisht mbi të gjitha rritja e presionit tek ministrja Ogerta Manastirliu për të shtuar testet, si arma e vetme më e mirë për të shkëputur zinxhirin infektues. Me sa duket tenderat që ka hapur javët e fundit për detergjentë dhe dezinfektues, janë treguesi më i mirë se propaganda është e ngjashme me shprehjen “dardha ka bishtin prapa”. Heshtja e Ademit është një prej dëshmive më të mira se cdo gjë e bën të llogaritur, kur i duhet për tu dukur, e kur i duhet të justifkojë tenderat. Tashmë i mbetet vetëm të dalë në terren, të shohë se rrugët nuk dezinfektohen më, as sheshet e parqet dhe në tregje tunelet dezinfektues që i bleu miliona para, po ashtu janë fikur, edhe pse virusi është ende aktiv dhe po infekton në masë./SHkodraNews