Detajet/ Situata e COVID ka dalë jashtë kontrollit, ISHP në Tiranë mban peng rezultatet e testimeve të Shkodrës

Instituti i shëndetit publik në Tiranë vijon të mbajë peng rezultatet e testimeve të qarkut Shkodër, ndërsa edhe njëherë tjetër dëshmohet mungesa e kapaciteteve për të analizuar aq tampon sa i dërgohen. 19 tamponët e marrë në 24 orët e shkuara janë ende pa përgjigje dhe qytetarët që janë testuar nuk e dinë akoma nëse janë apo jo pozitiv me Covid 19.

Sikur të mos mjaftonte ky fakt, 9 prej këtyre tamponëve janë marrë në bashkinë e Malësisë së Madhe, ç’ka e bën edhe më të rëndë gjendjen, duke patur parasysh që nëse ndonjë nga këta punonjës rezulton pozitiv, duhet zbuluar zinxhiri i kontakteve që ato kanë pasur në gjithë këto ore, e për pasojë edhe ato të testohen e izolohen për të mos shtrirë këtë zinxhir infektimi. Ndërsa qeveria shqiptare flet për respektim të rregullave dhe bën me faj qytetarët që nuk mbajnë distancim fizik apo maska, nga ana tjetër dëshmon paaftësine e saj për ta menaxhuar si duhet këtë situatë, e për t’ju përgjigjur në kohë qytetareve me testime. Sot situata i ka dalë tërësisht jashtë kontrollit, pasi Covid është më shumë prezent në institucione publike e në biznese të mëdha, sesa në komunikime të drejtëpërdrejta të qytetareve. Kjo dëshmon se sa pak respektohen rregullat prej tyre, kur do të duhej të ndodhte e kundërta, që ato të ishin në krye të listës për protokollet e sigurisë. Shkodra si qark numëron 169 qytetarë aktiv me Covid, ku 159 prej tyre ndodhen në kushte shtëpie, e si për ironi të fatit, në këto orë rastet e reja të pareferuara në Tiranë, rrisin edhe më tej bilancin dhe dëshmojnë mungesën e kapaciteteve të ministrisë së shëndetësisë për të mbajtur nën kontroll gjendjen, e cila qartazi tashmë ka kapërcyer kufijte e normales./ShkodraNeës