“Dhjetori i dytë”/ Pedagogët e Universiteteve fshihen! Nuk dalin në mbrojtje të studentëve, sepse…

Po shënojnë fitoren më të madhe, për një kauzë që në fakt do të duhej të kishte marrë jetë ndoshta më herët. Por një shprehje e vjetër thotë më mirë vonë sesa kurrë.

Studentet Shqiptarë po i japin një leksion të mirë politikës dhe kanë mbërthyer në frikë dhe panik qeverinë. Protesta e tyre që zgjat më orë në kryeqytetin Shqiptar, por që është shtrirë edhe në qytetet kryesore të vendit, përfshirë edhe Shkodrën është një mesazh i mirë, se ndryshimi mund të vijë nga të rinjtë. E Shkodra në dy ditët e protestës, veçanërisht atë të së premtes, ishte në lartësinë e kërkuar.

Pjesmarrja mund të quhet e kënaqshme, ashtu si edhe fjalimet, larg politikës, retorikës boshe, por me kërkesa konkrete rreth problemeve që të rinjtë hasin cdo ditë në auditore. Nga pagesat e provimeve, tek kushtet skandaloze në auditore e konvikte, që më shumë u ngjajnë stallave, sesa qendrave të pritjes së të rinjve të 2018-es. Por gjithë kjo valë protestash po nxjerr në pah edhe një realitet që prej vitesh përflitet në institucionet e arsimit të lartë. Frikën që ka pllakosur atë që do të duhej të ishte elita e një vendi, pedagogët.

Asnjë prej tyre nuk u pa në protestë për të mbrojtur jo vetëm këta studentë, por edhe fëmijët e të afërmit e tyre që ndjekin shkollën në këto institucione. Ata u fshehën, zgjodhën të strukën për të parë në fshehtësi cfarë po ndodh, duke patur ndrojtje të jenë aty në shesh, të guxojnë të flasin për këtë realitet. E kjo e ka edhe një shpjegim, pasi shumë prej tyre janë bashkëfajtore të gjithë kësaj katrahure që po ndodh me universitetet. Vendimet e fshehta që marrin në senate, korrupsioni i lartë që ka mbuluar universitetin është pjellë e veprës së këtyre pedagogëve, që për fat të keq nuk janë pak.

U denoncuan madje edhe në protestë, për zarfat që shkojnë deri në 500 euro për një provim, apo për sekserët që sillën dyerve të universiteteve, si protektor të këtyre pedagogëve që formojnë të ardhmen e vendit. Ata fshihen, nuk dalin të protestojnë pikërisht për këto pazare, por edhe për frikën se qeveria dhe ministria e linjës po i godet dhe e ka fare të lehtë t’ju gjej pikën e dobët të kërcënimit. Një pjesë e madhe e tyre i kanë dosjet e hapura, apo thuajse gjysëm të gatshme për skandalin 27 vjeçar që kanë krijuar në këto auditore, duke mos u ndalur përballë asgjëje.

Kjo protestë në fakt është një shuplakët e fortë edhe për to, bashkë me benjaminet që kanë në krye të universitetit, që janë kupola drejtuese që mbron cdo gjë. Nëse protesta është një model qytetarie dhe studentët duhen përgëzuar, pedagogët në masë, duke patur natyrisht edhe përjashtime, treguan se janë të përlyer, klientelistë të interesave të tyre dhe zera të mekur të një shoqerie që kërkon të përparojë, por hapat ja ngadalëson politika dhë të tillë individë që penetrojnë në sistem!/ShkodraNewsv