Dy yjet shkodranë, preferencat e Mirel Josës

Edhe trajneri i mirënjohur Mirel Josa i është përgjigjur ftesës së SportEkspres për të përzgjedhur 11-shen më të mirë me lojtarët që ka drejtuar gjatë këtyre viteve. Ndryshe nga Armando Cungu, në 11-shen e tij më të mirë Josa ka përzgjedhur 2 lojtarë shkodranë dhe me një modul loje 4 – 4 – 2.

Fillimisht në portë Josa vendos Orges Shehin, një portjer që arriti kulmin në vitet e fundit me Skënderbeun. Më pas në mbrojtje ka rreshtuar: Vangjelin – Radasin – Deden dhe Arapin. Për të vijuar më tej me mesfushën, Josa përzgjedh Shkëmbin dhe Lilaj, ndërsa më të avancuar janë Muka dhe Berisha.

E në majë të sulmit, Mirel Josa ka përzgjedhur dy bomberat shkodranë: Hamdi Salihin dhe Vioresin Sinanin. Në lidhje me këto dy lojtarë, ai është shprehur: “Të dy këta janë sulmuesit që kanë dominuar në kohën kur ata kanë luajtur, kanë qenë golashënues që kanë bërë diferencën. Unë i quaja lider të gjithëpushtetshëm në skuadër.” /ShkodraNews

Lexo edhe: