“E fejuara ‘nuk ma lë’ deri sa të martohemi, kam frikë se ka… Tani po shkoj shkoj me pr*stituta për këtë arsye”

E dashur Deidre,

E dashura ime është kundër s*ksit në fejesë dhe do që të nisim jetën tonë s*ksuale pas martesës, por gjatë kësaj kohe unë nuk duroja dot dhe kam shkuar me një pr*stitutë, por tani jam shumë i frikësuar se ajo mund ta zbulojë tradhtinë.


Jam prej një viti i lidhur me të dhe ajo është vajza e ëndrrave të mia. Ajo është 23 vjeç, unë jam 28 vjeç.

Ajo nuk do që të ketë marrëdhënie seksuale me mua në fejesë për shkak të pikëpamjeve të saj fetare.

Ne kemi një kontakt fizik dhe i japim njëri-tjetrit kënaqësi por nuk është njësoj si marrëdhënia seksuale që dua me të.

Isha i frustruar, i kërkova ndihmë një miku për të gjetur një vajzë që të bëja seks.

Më dha një numër. Isha nervoz sepse nuk kisha bërë kurrë diçka të tillë më parë.

Vajza ishte e bukur, por seksi ishte mekanik dhe i ftohtë. Nuk ishte ajo që shpresoja, por të paktën ishte një lehtësim për situatën ku ndodhesha.

Kam përdorur prezervativ dhe kam bërë seks me të tre herë deri tani. Në fund mendoj të mos e përsëris, por pastaj nevoja ime për seks nuk më lë.

Nëse nusja ime e zbulon, do të jetë fundi i së ardhmes që kemi planifikuar së bashku.

Përgjigja e psikologes:

Më mirë është të bisedosh hapur me të dashurën tënde, i thoni sa e doni dhe se sa e vështirë është për ty të prisni martesën.

Nëse ajo ka pikëpamje të forta fetare, atëherë nuk do të jeni në gjendje t’ja ndryshoni mendjen, por lind pyetja, a është vetëm për shkak të besimit të saj?