E jashtëzakonshme/ Shqiptari parandalon një su.lm të arm.atosur në një diskotekë

Menjëherë pas ndërrimit të viteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.

Por, pas orës 04:00 dikush ka ardhur te dera e diskotekës i armatosur, që sipas pamjeve ka tentuar të kryente sulm te armatosur.

Kanë qenë shqiptarë ata që kane parandaluan kete ngjarje te keqe, e cila mund të ishte kthyer në një tragjedi. Ata kanë bllokuar personin e dyshuar që kishte një kallashnikov.

Kosovari nga Vushtrria, Bujar Muli, i cili jeton dhe punon në Francë, shihet duke tërhequr  zvarrë të dyshuarin e armatosur, derisa sa mbërrin policia franceze,  cila prangos të dyshuarin e armatosur.

“Falenderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por fal Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, ka shkruar Bujar Muli sipër videos që e ka postuar në profilin e tij në Facebook.