EKSKLUZIVE/ Jep dorëheqjen n/kryetari i Bashkisë Shkodër

Zhgënjimi që ka lënë tek punonjësit e saj ka bërë që disa prej tyre ti largohen. Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës humbet një nga bashkëpunëtorët e saj. Bëhet fjalë për n/kryetarin e bashkisë, Dritan Meta.

ShkodraNews mëson se Meta është larguar nga pozicioni i n/kryetarit që me datën 13 dhjetor të vitit që lamë pas. Meta do të fillojë një punë të re në një bankë në Shkodër. Por ajo që mbetet për tu mësuar është se nëse kjo dorëheqje ka ardhur pikërisht për shkak të punës së re apo për ndonjë arsye tjetër.

Burime të besueshme për ShkodraNews bëjnë me dije se ky nuk do të jetë largimi i vetëm nga Bashkia Shkodër. Një tjetër n/kryetar pritet të largohet nga pozicioni që mban e kjo për shkak te pakënaqësive në Bashkinë Shkodër. Kur po afrohet fushata elektorale, Ademi sheh se po i largohen njerëzit e bësuar./ShkodraNews