Fitojnë studentët, “zbythet” ministrja Nikolla, ja çfarë deklaron

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat i ka reaguar ndaj protestave të studentëve para minsitrisë. Nikolla u është përgjigjur studentëve duke u shprehur ato duhet ta zgjidhin me universtitetet, pasi tarifat janë vendimarrje e tyre.

Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria. “Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, lidhet me ata që futen këtë vit në vitin e parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekte. Sot rektorët dhe dekanët do të adresojnë dhe patjetër jam e hapur që të ecim drejt një propozimi që kjo pikë tu lihet universiteteve, jo qeverisë. Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk ka impakt në asnjë student, do të futet vitin tjetër. Nëse universitetet janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare’tha ajo.