FOTO/ Këngëtarja e njohur kapet duke blerë rroba tek ‘gabi’

Këngëtarja e njohur Beyonce njëkohësisht edhe bashkëshortja e Jay-Z është njnë ndër më të suksesshmet në fushën e muzikës dhe pasuria e saj është qindra milionë dollarshe.

Por, ajo është fotografuar sëfundmi teksa blen rroba të lira.

Këngëtarja është fotografuar duke bërë shopping në një dyqan në Los Angeles, ku çdo gjë ishte me ulje.

Beyonce shoqërohej nga vajza e saj Blue Ivy dhe ishte veshur me xhinse, bluzë me pika dhe syze. Diva nuk kishte si mos të binte në sy nga qytetarët të cilët e kanë fotografuar me karrocën e mbushur plot.