Gënjeshtra i ka këmbët e skurtëra/ Ja si mashtroi ministrja e shëndetësis për vaksinat

Ministria e shëndetësisë deklaroi që sot do të shpërndaheshin në qendra shëndetësore, spitale dhe urgjencë, por vaksinat antigrip nuk kanë mbërritur. Gënjeshtra thonë i ka kmëbet e shkurtëra dhe në fakt e tillë rezultoi. Në redaksinë e shkodraneës ka mbërritur një denoncim i një mjekeje të një prej qendrave shëndetësore e cila e thekson këtë fakt duke shkruar: “Përshendetje, ju lutem nëse është e mundur bëjeni publik si mesazh dhe ta marrin vesh të gjithë se si ministria gënjen publikisht dhe na përball me njerëzit, duke na futur edhe në sherr. Unë punoj në një prej qendrave shëndetesore më të mëdha të Shkodres dhe prej ditësh qytetarët që vijnë për vaksinën antigrip i kemi kthyer pas. Sot që në mëngjes janë paraqitur mbi 10 raste që na kërkonin me cdo kusht vaksinën, pasi kishin dëgjuar në media se ministria do ti shpërndante në qendra sot. Realisht jo vetëm nuk kanë ardhur, por pak gjasa ka të vijnë edhe neser. Qytetarët duhet ta dijnë që ky është realiteti dhe lojrat e pista bëhen atje, pasi ne na i sjellin me pikatore dhe më pas duhet të përplasemi me pacientët. Nuk është e vërtetë që vaksina nuk ka, por e bëjnë që të rritet cmimi dhe disa farmaci të përfitojnë. Ju faleminderit”. Ky denoncim i bluzave të bardha forcohet edhe më shumë ndërsa mësohet se nga qendra kombëtare e koordinimit në ministri pranohet gjatë një komunikimi me drejtoritë e shëndetit publik fakti se vaksinat ende nuk janë shpërndarë në asnjë qytet të Shqipërisë. Tashmë që kemi hyrë në muajin e fundit të vitit, e kur vaksina për të dhënë efektin do të duhej të ishte kryer prej ditësh,pyetja që lind është se sa efekt mund të kenë ato dhe përse kryhen të tilla lojra nga organi më i lartë shëndetësor në vend!/ShkodraNews