Hapet merkatoja, por tek Vllaznia…..

Zyrtarisht tashmë është hapur merkatoja në Kampionatin Shqiptar. Në Kategorinë Superiore kanë nisur edhe lëvizjet e para. Kukësi është skuadra më aktive deri tani, por edhe ekipet e tjera kanë nisur të lëvizin për të afruar lojtarë cilësorë, edhe pse merkatoja e janarit është “e thatë”.

Me interes do të jetë edhe merkatoja në Kategorinë e Parë. Aty ku skuadra me emër do të kërkojnë të përforcohen. Një prej tyre është edhe Vllaznia e Shkodrës. Edhe pse udhëheqin me meritë grupin A të Kategorisë së Parë, kuqeblutë do të tentojnë të realizojnë ndonjë afrim në këtë merkato.

Drejtuesit kanë bërë të ditur se po shihet mundësia e tregut të huaj. E natyrisht kjo është zgjidhja e vetme, kjo edhe për shkak të buxhetit të klubit Vllaznia. Por se sa do të jenë cilësore këto afrime të huaja mbetet për tu parë, por deri në atë moment pikësëpari duhen kryer këto afrime, pasi realisht skudra shkodrane ka nevojë për të tjerë lojtarë. /ShkodraNews

Lexo edhe: