Hyjnë për të vjedhur postën, hajdutët vlonjatë mbeten me gisht në gojë

U ka shkuar i gjithë mundi kot teksa tentuan të mbushin xhepat me paratë e postës hajdutëve vlonjatë. Një degë e postës në fshatin Brataj në Vlorë ishte objektivi për tu vjedhur gjatë natës së mbrëmshme.

Por autorët teksa kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës, nuk kanë gjetur kokërr lekë në arkën e postës dhe më pas janë larguar me shpejtësi që të mos binin në gjurmët e policisë. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.