“Ilir Meta del nga sh.trati i Monikës, ai sheh një…”

‘Duke deklaruar se vetem 82 deputetë të këtij parlamenti janë të ligj.shëm, duke nënkuptuar se vendet e plotësuara nga listat janë anti -kushtetuese, Meta ka hedhur hipotezën e parë drejt një kompromisi të mundshëm’.

Keshtu mendon analisti Andi Bushati, i cili ne nje shkrim te tij sot pas deklarates se kreut te shtetit, thote:

“Ajo që duhet theksuar, është se ndryshe nga sa po interpretohet, kreu i shtetit, nuk po sillet si Iliri i Monikës që do “luftë”, por si Meta president që kërkon zgjidhje. Ai nuk po tenton t’i hedhë benzin zjarrit, por po propozon një rrugë për ta fikur atë.

Liderët e opozitës akoma vazhdojnë të pretendojnë se nuk ka më kthim pas, as në atë kuvend dhe as në zgjedhje me Ramën. Shumë gazetarë (përfshirë edhe autorin e këtyre radhëve), apo zëra publikë, këmbëngulin se sa më shumë të shkohet drejt radikalizmit aq më i “lumtur” do të jetë fundi, por Ilir Meta ndoshta mendon ndryshe.

Me sa duket ai parasheh një kompromis dhe nuk i ka hequr shpresat se opozita legjitime mund t’i rikthehet parlamentit, ose duke e konsideruar ligjërisht nul dorëzimin e mandateve (rruga më e thjeshtë) ose duke konsideruar nul parlamentin me 82 deputetë (rruga më e gjatë), gjë që do provokonte zgjedhje të reja.

Prandaj mesazhi i tij nga Pogradeci kërkon lexim të kujdesshëm, si një nismë, që pavarësisht nëse dëgjohet apo jo, duhet parë si një përpjekje për paqe. Një paqe në emër të së cilës Meta, ka ofruar edhe mandatin e tij, në mënyrë që mos provohen skenarë të kohës së Pinoçetit”, shkruan ai ne analizen me titull ‘Meta, nje perpjekje per te dale nga shtrati i Monikes’.