“Jo mor njerëz, faji ka emër”, e tha Nard Ndoka, ja pra që nuk jemi të gjithë njësoj!

I ka ardhur në majë të hundës situata në Kuvendin e Shqipërisë edhe Kreut të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Ai me një postim në rrjete sociale, hedh poshtë barazinë që vendoset me ligjvënësve në parlament dhe politikanëve kur thuhet se: “Ata janë të gjithë njësoj”.

Në shkrimin e tij Ndoka shkruan se politikanët nuk janë të gjithë njësoj, pasi krimi, hajdutët, servilët kanë emër e mbiemër, nënë e babë. Sipas tij sot në Shqipëri, ka vetëm një njeri që është njësoj, si krimi, vjedhja, sharja, korrupsioni, gënjeshtra dhe droga, e ai ëhstë vetë kryeministri Edi Rama dhe banda e tij e Rilindjes.

Ja postimi i Ndokës:

Të gjithë janë njësoj, nuk është akuzë; është amnisti! Shajnë 5-6 deputet në Kuvend, thonë; të gjithë janë njësoj! Vjedhin 7-8 ministra në qeveri, thonë të gjithë vjedhin! “Blihen” 5-6 deputet në Kuvend, thonë; të gjithë shiten e blihen! Jo mor njerëz; faji ka emër, mbiemer, emër babe, e nëne, ka emër fisi, ka emër partie! Nuk janë të gjithë njësoj, kurrë nuk kanë qënë ,as nuk do jenë! Kthjellohuni, përqëndrohuni, mendohuni; pastaj flisni me emra; kush ka gojën hale, kush vjedh, kush gënjen etj, etj.

Të gjithë janë njësoj nuk është akuzë; por është amnisti, është sëmundje, është justifikim, është antivlerë,është fundi! Sot ka vetëm një fajtor; që shan, që tallet, që vjedh, që mashtron, që përdridhet, që vazhdon e vazhdon të tallet më të gjithë Ne, që jemi njësoj; por “Ai” është vetëm dhe ka emër Edvin Kristaq Rama=rilindje