Kafen e fundit e piu me të, kolegia shkruan fjalë p.rekëse për biznesmenin

Kete te merkure 35-vjeçari Ferdinant Polia humbi jeten teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në Grudë të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në 16.30 të së mërkurës në fshatin Grudë, pjesë e Njësisë Administrative Rrethina në Shkodër.

Polia ishte pronar i një bujtine në Theth dhe ishte i përfshirë në biznesin e turizmit.

Ferdinand Polia ka qenë punonjës i Administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

Gjatë ditës së sotme, ai kishte ndarë pak kohë dhe kishte konsumuar kafe me një kolege të tij, e cila pas ngjarjes ka ngushëlluar familjarët dhe kolegët e tij.

Age Martini shkruan në rrjetet sociale:

Paç dritë Nard Polia!
…duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme!
Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!

Përkrah fjalëve të saj ajo ka publikuar edhe një foto me Nardin, me të cilin kishte dalë përpara se ky i fundit të vritej.

Lexo edhe: