Ko.ronaviru.s/ Në Shkodër mungojnë maskat, farmacitë 4-fishuan ccmimin, ndërsa ministrja gënjen…

Ne farmacite e Shkodres, ne mase mungojne maskat mbrojtese dhe ne ato pak pika ku gjenden çmimi i tyre eshte katerfishuar. Shkodraneës ka kryer nje vezhgim ne pjesen me te madhe te farmacive dhe ka konstatuar se pas panikut qe shpertheu nga te prekurit ne Italine fqinje, çmimi i maskave u rrit menjehere dhe ne depot e shume prej ketyre farmacive ato mungojne. Nuk dihet nese rezervat kane qene te pakta apo ato po fshihen qellimisht dhe po shiten ne tregun e zi. Ky realitet tregon se deklarimet e ministres se shendetesise Ogerta Manastirliu ne mbledhjen e task forces qe ka maska dhe tregu nuk ka abuzime nuk qendrojne. Ministrja dhe stafi i saj perpara se te japin te tilla deklarata duhet te dalin ne terren e ta shohin nga afer gjendjen. Problemi behet edhe me i madh kur burime per shkodraneës thone se as ne spitalin rajonal te Shkodres nuk ka kontigjent te madh maskash dhe madje dorezat e pajisjet e tjera jane me rezerva. Minimalisht per maska dhe doreza nevojat jane me te medha dhe keto institucione duhet te veprojne me urgjence per te nderhyre ne terren perpara se te jete vone.

Lexo edhe: