“Kryeministri mbetet tek injoranca e përgjithshme se vjeshta është për ngelësat’, studentja – Ramës: Ja përgjigju kësaj…

Rama i quajti injorantë se kishin dhënë provime në vjeshtë për të cilat studentët kërkojnë heqjen e taksës për kreditet. Ai i quajti ata ngelësa, njerëz që smund të marrin një notë kaluese për të mos rënë pre e taksës së tij për mbartjen e krediteve. Por duket qartë se Kryeministri nuk e ka haberin sesi funksionon shkolla e lartë dhe sistemi i vjeshtës, duke menduar ende se ky sezon mbetet ende për ngelësat si një mundësi për të dhënë provimet për të marrë vitin.

Por shumica e studentëve në Tiranë dhe kudo, gjatë vitit përpos shkollës janë të detyruar nga rrethanat ekonomike edhe të punojnë, kështu ata kërkojnë më shumë kohë për provimet duke i spostuar ato për ti dhënë në një kohë të mëvoneshme, por  të tjerë kërkojnë rezultate me të mira dhe mohojnë notën e marrë për ta përmirësuar atë në sezonin e vjeshtës dhe për këtë Rama u kërkon të paguajnë kreditin e mbartur. Por përgjigjen për të gjitha këto ia ka dhënë studentja dhe aktivistja Rezearta Caushaj ajo që ka një sqarim për kryeministrin Rama.

Statusi i plotë i studentes Rezearta Caushaj/ Ktheji përgjigje kësaj z. Kryeministër!, Në fund të vitit të tretë të Universitetit kisha grumbulluar plotë 6 provime për ripërsëritje gjatë tre viteve studime. Kjo përveç ndonjë provimi në vjeshtë që kisha hedhur për lehtësi studimi sepse ke më shumë kohë në dispozicion. Motivi: Kisha marr 9 (tek-tuk një 8 )dhe doja përmirësim. Dhe mora përmirësim. Ishte një përllogaritje e imja për të maksimizuar rezultatet.

Kryeministri jonë vazhdon dhe mbështetet tek injoranca e përgjithshme, duke quajtur “ngelës” studentët që japin provime në vjeshtë. E vërteta është që “vjeshta” në universitet nuk është ekskluzivitet i studentëve ngelës. Universiteti nuk është shkolla 9 vjeçare. Studentët janë të rritur që edhe punojnë dhe kanë nevojë për një sistem që t’iu përshtatet nevojave të tyre. UL TARIFAT, LERI MANIPULIMET!