“Lajthit” moti/ Ngatërron stinë, çfarë ndodh në fundjavë me temperaturat

Jemi në shkurt dhe në mes të dimrit, por duket se moti paska rezervuar surpriza.

Dita e nesërme do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në të dyja ekstremet.

Në kryeqytet temperaturat maksimale pritet të arrijnë në 19 gradë celsius ndërsa ato minimale në 12 gradë.

Ndërkohë që edhe gjatë ditës së diel në të gjithë territorin do të vijojë moti i ngrohtë dhe aspak normal për stinën, por që do të rikthejë reshjet e shiut.