Lë takim “hot” në hotel, por shokohet kur gjen në dhomë…

Burri ishte frekuentues i rregullt në një chat specifik për takime erotike. Kur shkon në hotel i iku mendja, pasi përballë i doli kunata, motra e gruas. Dhe nuk kishte shok më të madh.

Ai tentoi të qetësonte kunatën e t’i kërkonte të mos i thoshte gjë gruas, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ajo vrapoi te e motra dhe i tregoi gjithçka.

Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe pas kësaj gruaja e tij jo vetëm e përzuri nga shtëpia, por ia hodhi të gjitha rrobat jashtë. Çështja e çiftit ka përfunduar në derën e avokatit.