Lista e një PD-je që ka humbur rrugën/ Basha nuk resht së sho.kuari, ja emrat që kandidojnë në Shkodër në 2021

Lulzim Basha nuk rresht se surprizuari dhe duket se te radhes surprize e ka rezervuar ne prag te zgjedhjeve te 2021 me listen e re te kandidateve per deputet. Pasi i ka shperndare ne takime ish deputetet neper Shqiperi, ai ka menduar edhe strukturen e re me te cilen kerkon rikthimin e PD ne pushtet, sipas strategjise se tij. Qytetet bastion jane testi me i mire per tu shtrire ne zinxhirin e bashkive ku mbeshtetjen e ka me te ulet. Shkodra eshte nje prej tyre, ku PD vitet e fundit ka marre jo pak goditje qe kane ardhur per shkak te politikes qe ka ndjekur kreu i PD Basha, qe nga hartimi i listave e deri tek perplasjet e brendshme qe ne fokus kane patur luften per pushtet te disa emrave. Shkodraneës ka mesuar nga burime brenda selise blu edhe disa prej emrave qe perfliten per qene pjese e listes, apo te tjere qe po lobojne fort tu perflitet emri ne koridoret e partise ne Tirane, e qe zeri me pas te shkoje deri tek Basha, ndersa nje pjese tjeter eshte vene ne kerkim te financuesve qe tu vihet emri ne liste. Por f.rika me e madhe e kesaj g.oditje qe mund ti shkaktoje kosto te medha PD ne Shkoder eshte kryesuesi i listes. Lulzim Basha po mendon tu vendose demokrateve shkodrane si udheheqes te listes, djalin e nje prej familjeve pinjolle te komunizmit, Çlirim Gjaten, babai i tij Rrustem Gjata me te shkuar te e.rret ne periudhen e diktatures. Sikur te mos mjaftonte kjo, ai po perflitet se do te riktheje ne skene ish kryetarin e PD Ramiz Çobaj, edhe ky nje emer i ak.uzuar nga radhet e partise se tij, si bashkepunetor i si.gurimit te shtetit. Pritet qe emra te rinj ti shtohen listes e te tjere te largohen. Basha perflitet se do te largoje nga Shkodra Romeo Gurakuqin qe ishte kryesuesi i listes se 2017-es, i cili asokohe u zgjodh qellimisht per te zevendesuar Jozefina Topallin. Nje tjeter emer qe eshte ne pikepyetje eshte ai i Izmira Ulqinakut, qe thuhet se Basha mund ta zevendesoje me Voltana Ademin, duke mos i dhene kesaj te fundit mundesine te rikandidoje per bashkine. Pritet qe te rikonfirmohen ne liste Bardh Spahia dhe Lorenc Luka por tashme ne te tjera pozicione te listes, si dhe te shtohen po ne kete liste emrat e Malesise se Madhe, Vau Dejesit dhe Pukes, ku keto te fundit ti shmangen lenies ne pjesen fundore te listes, sic ndodhi ne 2017 dhe ku rezultati per pasoje ishte zhgenjyes. Megjithate kryesia dhe anetaresia kane nisur propozimet e tyre, ku lista mban nje mori emrash. Surprizues eshte fakti se nje pjese e madhe e tyre kerkojne rikthimin e Jozefina Topallit, nje prej emrave kritik te Bashes, ku ky i fundit sipas burimeve ka porositur te punohet me çdo kusht qe emri saj te mos sillet ne Tirane ne listen finale. Proçesi vetem sa ka nisur dhe ne PD Shkoder nuk do te jene jave e muaj te qete, pasi stuhia sapo ka nisur dhe perplasjet do te intensifikohen me kalimin e diteve./ShkodraNews