Mbante kufje në vesh, ja çfarë i ndodhi 30 vjeçarit në Elbasan

Elbasan-Aksident në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cerrik-Aksidenti në vendin e quajtur “Ura e Zezë”. Burime nga vendngjarja raportojnë se një person është aksidentuar nga një kamion .I aksidentuari i ka ndërprerë rrugën kamionit dhe është përplasur mbi asfalt  nga automjeti i cili pavarësisht manovrimit nuk ka mundur dot ta evitojë aksidentin. Personi i aksidentuar ka qenë me kufje në vesh dhe nuk ka dëgjuar paralajmërimin e rrezikut me bori të drejtuesit të kamionit. 30 vjeçari i aksidentuar është transportuar për në spitalin e Elbasanit