Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare gjen skuadër të re

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj nuk po gjen një skuadër ideale për të vijuar karrierën e tij. Së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit grek të Arisit, por aventura në Greqi nuk ka zgjatur shumë dhe është detyruar të largohet drejt një skuadre tjetër.

Ditën e sotme është mësuar emri i skuadrës më të re. Përsëri kemi të bëjmë me një rikthim të Mavraj në Gjermani. Ai do të jetë pjesë e skuadrës së Ingolshtad, që është pjesë e Bundesligës së Dytë Gjermane.

Aktualisht, kjo skuadrë po lufton për mbijetesë dhe është pranë rënies në Kategorinë e Tretë. Në 18 javë kampionat numëron 10 pikë dhe me afrimin e Mavraj supozohet që kjo skuadër do të jetë më e fortë në mbrojtje, edhe pse mbrojtësi shqiptar ka disa vite mbi supe. /ShkodraNews

Lexo edhe: