Mosmarrëveshjet brenda qeveris/ 900 të burgosurve “iu digjet” amnistia

Amnistia që të burgosurit presin për vitin e ri duket se këtë vit do të mungojë.

Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet.

Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon, shtuar dhe faktin se opozita prej muajsh tashmë nuk është pjesë e seancave.

“Nuk kalon, ka pak mundësi. Ky është një propozim sa për shoë, sepse nuk i kanë votat”, u shpreh Ylli Manjani.

Projektligji iu është shpërndarë grupeve të interesit dhe sipas tij parashikohet të lirohen 900 të dënuar si edhe mbi njëmijë që janë nën shpërblim prove.

Por amnistia e fundit përmes një ligji të miratuar ku kabinetet qeveritare tregojnë humanizmin e tyre ndaj të burgosurve ishte ajo e 2016, atëherë kur PS dhe LSI ishin aleate, shkruan Tch.

Edhe vitet e kaluara në projektligj përfshihen të dënuarit deri në 3 vjet burgim, ose çdo lloj dënimi më të bute përfshi edhe dënimin me gjobë, pezullimet, si edhe atyre që u kanë mbetur dy vite heqje lirie.

Përjashtohen nga ky propozim autoret e krimeve të rënda që nga gripet kriminale, ata që kanë kryer krime në familje, për veprat e terrorizmit dhe kundër autoritetit të shtetit. Aktualisht në qeli janë 3084 të dënuar dhe 2377 të paraburgosur.