Ndaj Teutës për fitore, ja kërkesa e klubit Vllaznia për tifozerinë

Vllaznia në basketboll për meshkuj vijon përgatitjet për sfidën e kësaj fundjave. Kuqeblutë e drejtuar nga Plantak presin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Teutës së Durrësit. Një takim i planifikuar të luhet të shtunën, por jo në orën 18:00, sic u lajmërua më herët por një orë më herët, pra në ora 17:00.

Skuadra është e plotë në prag të kësaj përballje, pasi edhe baskebollisti shkodran Bekteshi është bashkuar me grupin, duke lënë pas dëmtimin e tij. Në kampin shkodran ka optimizëm se ndaj durrsakëve mund t’ia dalin me sukses, para “finales” që do të kenë javën e ardhshme ndaj Kamzës.

Por, për të arritur një fitore ndaj Teutës ato kërkojnë mbështetjen e tifozerisë shkodrane, e cila në fakt duhet theksuar se i ka mbështetur në ndeshjet e fundit. E natyrisht edhe pasditën e së shtunës do të jenë të shumë në shkallët e pallatit të sportit për ti dhënë mbështetjen e duhur skuadrës së tyre. /ShkodraNews