Nepotizëm dhe bajraktarizëm, në Shkodër Voltana Ademi ia jep ‘me tapi’ karriget drejtorëve

Në cdo qeveri përgjatë mandatit të saj 4 vjeçar apo në rastin më të mirë edhe 8 vjeçar, ndodh që për shkak të performancës, por edhe dhënies së një tjetër ritmi punës, të ndryshohen ministrat e kabinetit. Kryesisht preken sektorët kryesore, ato ku kanë ndjeshmërinë më të madhe edhe tek qytetarët. Çuditërisht një model i tillë nuk ndodh me pushtetin vendor, por përkundrazi ka drejtues të drejtorive të caktuara që nuk kanë 4 apo 8 vite, por madje janë kthyer në bajraktar të posteve që mbajnë, sikur të mos kishte të tjerë që meritojnë të ulen në ato karrige, sëpaku për një energji më pozitive apo për të ndryshuar dicka. Bashkia Shkoder e cila prej 30 vitesh drejtohet nga demokratët është një prej tyre, ku modeli nepotik dhe bajraktarizmi është tipiku. Në 4 vite, madje kur ka hyrë në vitin e pestë të qeverisjes së qytetit, Voltana Ademi nuk e pa të udhës të ndërronte asnjë drejtor, përtej akuzave të forta që për një pjesë të tyre pati ghatë kësaj periudhe, e aq më pak si shenjë reflektimi për një ritëm ndryshe të punës, aty ku përformanca la për të dëshiruar. Sikur të mos mjaftonte kjo, ajo madje trashëgoi drejtues edhe që nga koha e paraardhësve, jo vetëm e Lorenc Lukës, por edhe e Haxhit, Rusit e kështu me radhë. Kaq të suksesshëm kanë qënë një pjesë e drejtorëve në këtë bashki, sa nuk dijnë kur kanë hyrë dhe kur mund të dalin, por presin pensionimin në këto karrige. Të tilla ka plot si rasti i drejtorit të ndihmës ekonomike, ai i shërbimeve publike, i turizmit, zyra me një ndalese etj, e për të ardhur deri tek të paprekshmit e Ademit si drejtori i shërbimeve sociale Filip Vila, apo ai i ndërmarrjes së ujesjellës kanalizime, të cilët disa herë kanë qënë në fokus të akuzave të të zgjedhurve në këshillin bashkiak, por edhe qytetareve që kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me ta. Siç duket modeli Ademi është i lexueshëm, të ecim me të paprekshëm, pasi për të ka më shumë rëndësi karrigia sesa, performanca apo ajo cfarë mendojnë qytetarët. Kështu bashkia Shkoder është shembulli tipik sesi me nepotizëm e bajraktarizëm shërbehet pa pyetur për standarte, por që të gjithë të jenë të kënaqur./ShkodraNews

Lexo edhe: