Ngjarje e rëndë/ Shpërthim në apartament, 4 persona humbin jetën

Një shpërthim i fuqishëm ka hedhur poshtë një ndërtesë me apartamente,e si pasojë të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 35 rezultojnë të humbur.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, në rajonin e Uraleve. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, por kërkimet e tyre janë vështirësuar nga temperaturatura minus 24 gradë Celsius.

Autoritetet thanë se 5 banorë u çuan në spital, por 35 të tjerë nuk po gjenden. Aksidenti ndodhi në Magnitogorsk, një qytet me 400 mijë banorë, rreth 1,400 kilometra në juglindje të Moskës.

Presidenti Vladimir Putin shkoi në vendin ku ndodhi aksidenti për të ndjekur përpjekjet e shpëtimit.

Agjencia ruse e Hetimeve tha se shpërthimi në ndërtesën 10-katëshe mendohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Shpërthimi ndodhi në të gdhirë, të ditës së sotme, kur banorët ishin në gjumë. Temperaturat nën zero i kanë pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve.