Një tjetër mandat në krye të FSHF? Ja çfarë thotë Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Intervista e Mbrëmjes” në Ora News. Në pyetjet e drejtuara ndaj tij, njëra ishte edhe mundësia për një tjetër mandat në krye të institucionit më të lartë të futbollit në vend. Për këtë, Duka ka lënë gjithçka të hapur.

“Nuk është një çështje e rëndësishme tani, pasi sapo e kam nisur mandatin. Futbolli në Shqipëri është fe dhe ndoshta ato që ka arritur futbolli në Shqipëri e bëjnë akoma që njerëz të tjerë të dëshirojnë të kontribuojnë akoma më shumë për ta dërguar akoma më përpara.” – tha shkurtimisht Duka.

Në fakt, Armando Duka ndodhet prej disa vitesh në krye të FSHF-së dhe nuk kanë munguar as akuzat ndaj tij dhe institucionit që drejton, por nuk ka hasur në asnjë pengesë serioze që ta pengojë atë ose ta mendojë largimin nga ky institucion. /ShkodraNews

Lexo edhe: