O Zot mba dorën! Dje kishte ditëlindjen, fëmijët i çuan lule, v.des te Infektivi gruaja nga Kruja

Një 49 vjeçare nga Kruja e intubuar prej 10 ditësh ka humbur jetën në spitalin Covid si pasojë e k.oronav.irusit, raporton faxnews.

Mësohet se 49-vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve, ndërkohë që ishte infektuar teksa punonte në një fasoneri në Krujë.

Por news 24 thote se ajo eshte gruaja te ciles Manastirliu i nxori foton, qe dje kishte ditelindjen dhe femijet e te afermit i kishin cuar lule.

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka ndare me ndjekesit e saj nje foto shume prekese nga terapia intensive, ku nje grua eshte e intubuar, ne lufte per jeten. Ne diten e saj te lindjes, femijet i kane derguar nje tufe lule, ne pamundesi per ta pare.

Mesazhi i Manastirliut

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv🙏🏼
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
😷#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë🙏🏼