Plas sheshit s**** nëpër Tiranë, çfarë janë detyruar të bëjnë banorët pas mesnatës

Banorët e shumë lagjeve në Tiranë, janë detyruar privatisht ti vendosin porta hyrjeve të pallateve duke i kyçur ato pas mesnate. Një masë e tillë vjen pas fenomenit shqetësuar të prostitucionit. Shqetësimi përcillet nga Ora News ku sipas vëzhgimit të bërë në rrugët afër qendrës janë të mbushura me persona të cilët shesin trupin kundrejt një shume parash.

Prezenca e tyre por edhe shfrytëzimi i ambjenteve publike është bërë shkak që vetë banorët të bëhen mbrojtës të pronës së tyre. “Të nderuar banorë, mos e fikni dritën gjatë orëve të mbrëmjes pasi hyrja jonë për shkak të errësirës bëhet vatër për konsumim aktesh seksuale nga transvestitë. Ju faleminderit për mirëkuptimin”. Ky njoftim është shpërndarë në disa prej pallateve në qendër të Tiranës ku banorët kanë shprehur shqetësimin se hyrjet e banesave të tyre po shfrytëzohen për kryerjen e akteve seksuale nga tranvestitët.

Si zgjidhje për ti larguar nga ambjentet e pallatit, banorët kanë gjetur vendosjen e dyerve të posaçme, ku secili prej tyre ka një çelës. Shqetësim për ta mbetet edhe sjellja e cila shfaqet teksa i filmon. “Për Zotin e di çfarë ju bëj!” Masat e policisë duket se janë të pakta edhe pse ushtrimi i prostitucionit është i ndaluar me ligj.

Për Ora News, forcat e rendit shprehen se përgjatë janarit nuk ka pasur denoncime në polici për raste të tilla ndaj dhe nuk ka shoqërime apo ndalime për këtë veprimtari të paligjshme. Megjithatë gjatë vitit të kaluar nga policia e Tiranës janë realizuar katër operacione kundër prostitucionit në ngarkim të 33 personave, mes tyre 5 të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.