Privatizimi, ëndrra e Vllaznisë në 2019

Sa shumë është folur e sa pak është bërë për një çështje tepër të rëndësishme të Vllaznisë. E kemi fjalën për privatizimin. E vetmja mënyrë që Vllaznia të shpëtojë nga “kthetrat” e Bashkisë Shkodër dhe të rikthehet në nivele të larta, ashtu siç e meriton.

Kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi, ka folur shumë për këtë çështje, ose më saktë ka premtuar që shumë shpejt Vllaznia do të privatizohet, por kanë kaluar muaj, dhe nuk ka asgjë të re. Duket se puna ka mbetur tek vlerësimi i aseteve dhe për një kohë të gjatë Vllaznia do të jetë në dorë të bashkisë.

E sigurtë është që Vllaznia do e mbyllë sezonin në Kategorinë e Parë si pjesë e bashkisë. E me shumë mundësi në zgjedhjet lokale të verës do të përdoret nga pushteti lokal, në mënyrë që Ademi në këtë rast, ta përdorë për një tjetër mandat. Tifozët shpresojnë shumë që Vllaznia të kalojë në duar të privatit dhe tashmë ëndrra mbetet të realizohet këtë 2019. /ShkodraNews

Lexo edhe: