Protesta e studentëve/ Skema dinake e qeverisë, ja si fshihet Rama

Pas ministres së Arsmit, edhe Kryeministri ka zgjedhur t’ia kalojë topin universiteteve, për tarifat e studentëve, që konsiderohen të larta nga këta të fundit.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, të cilët kërkojnë ulje të tarifave për studimet në universitetet publike.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se asnjë tarifë nuk është rritur që nga viti 2014, ndërsa thekson se tarifat nuk përcaktohen nga Ministria por nga Unversiteti, duke ‘fajësuar’ për këtë situatë vetë këtë të fundit.

Duke u ndalur tek tarifa për mbetësit, ai shkruan: “VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet”, ndërsa shton se “Efekti i VKM nis vitin tjetër”.

Postimi i Kryeministrit:

Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM.