Qytetari “gangster”, e pabesueshme se çfarë bën tek Kryeministria

Grupe të ndryshme protestuesish gëlojnë në të gjithë vendin kundra qeverisë për problemet e shumta të qeverisjes së gabuar, por më simbolikja do të cilësohej kjo e një qytetari të thjeshtë.

Ndonëse jemi mësuar që të tilla raste t’i shohim vetëm në vendet e zhvilluar, pasi në Shqipëri qytetarët janë shoqëruar vetëm se përse kanë qenë duke bërë video pranë Kryeministrisë, sonte ka ndodhur edhe në Tiranë.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet një makinë e ndaluar para kryeministrisë, ndërsa drejtuesi i saj i bie pa ndërprerë borisë. Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur në shenjë revolte, kur vendi po gëlon nga protestat, si ajo e studentëve, banorëve të Unazës, apo edhe minatorëve, ndërsa makina shihet e drejtuar nga Kryeministria.

Më poshtë videoja e siguruar nga Nisma #Thurje, e cila shkruan: “Po ndodh te Kryeministria.
Një qytetar parkon makinën para KM dhe i bie pa pushim borisë në shenjë revolte.”