Rama i shkarkoi për të shpëtuar veten, shikoni 2 ish- ministrat duke qarë

Kryeministri Edi Rama ka shkrirë e formatuar komplet qeverinë e tij në Asamblenë e PS.

Ashtu si u paralajmerua per te shpetuar veten shefi i kabinetit ka shkarkuar 7 ministra, ka krijuar edhe njëherë ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin duke vënë në krye të saj Elisa Spiropalin si dhe ka emëruar zëvendëskryeministër, pra numrin 2 të qeverisë, deputetin Erion Braçe.

Rama shkarkoi ministren e Arsmit, Lindita Nikolla, ministrin e Financave Arben Ahmetajn, ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Energjisë dhe Infrastruktuës, Damian Gjiknurin dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaron.

Ndërkaq, në momentin kur Rama po komunikonte ndryshimet, u panë lot në sytë e ministrave.

Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetaj u përlotën teksa kamera fokusohej tek ata.