Reforma në Drejtësi Ngjela ‘zbulon’ bisedën me Ramën: I thash ki mendjen, do vish në pushtet po do…

Nuk ka asnjë shans që reforma në drejtësi të bëjë hapa pas, pasi është në dorën e ekspertëve ndërkombëtarë. Këtij qëndrimi konsistent nuk i ikën avokati i njohur Spartak Ngjela.

Ai ka folur sonte në mbrëmje në Euroneës Albania dhe gjatë bisedës zbuloi edhe këshillën që i ka dhënë kryeministrit Rama në kohën kur marrëdhënia e tij ishte ende e mirë me të.

“Çfarë interesi kanë të huajt të godasin një gjyqtar që ka pronën e ligjshme? Asnjë! Rama rrezikohet njëlloj si tre kryeministrat e tjerë. Ka një gjë: Rama e mori përsipër, dy kryeministra u rrëzuan se nuk merrnin përsipër reformën në drejtësi. Unë ja kam thënë Ramës:  Ki mendjen i thashë, do vish në pushtet, por do bësh reformën në drejtësi. Ky e pranoi, e dëshiron se dëshiron kjo është çështje tjetër. Problemi është që mazhoranca nuk tërhiqet dot, sepse mazhoranca e ka provuar njëherë se çdo të thotë të jesh kundër Amerikës. Rama nuk ka jetë pa mazhorancën socialiste”, shtoi Ngjela.