Rrezik serioz para/ Denoncimi: Në spitalin e Shkodrës mungon gjithçka, larg qoftë nëse vjen koro.naviru.s

Spitalet ne vend po e perballojne me masa minimale dhe teresisht mjeket dhe infermieret jane te ekspozuar ndaj virusit famekeq “Covid 19”. Pertej deklaratave te ministrise se shendetesise dhe akuzave te opozites, qe edhe ne nje kohe emergjence gjen vend te beje politike, vendi ka nje rrezik serioz perpara. Maskat, dorezat dhe veshjet e specializuara mungojne ne spitale, e sikur te mos mjaftonte e gjitha kjo, edhe maskat e thjeshta madje nuk gjenden ne shume reparte te spitalit te Shkodres, as ne qendra shendetesore apo klinika. Jane vete mjeket qe ngrejne kete alarm duke kerkuar qe ne vend te fjaleve ministria te ofroje zgjidhje konkrete. “Pershendetje. Ne jemi cdo dite ne kontakt me njerez dhe semundje te ndryshme dhe ju themi me siguri qe shume reparte ne spitalin e Shkodres nuk kane maska, doreza apo veshje te posaçme. Larg qofte te kemi raste me Covid 19, qe jemi teresisht pa nje repart te izoluar dhe pa masat e duhura. Mjafton te shihni spitalet ne Itali dhe ketu tek ne dhe do ta kuptoni. Ju lutemi anonim por te pakten ta shohe ministria e te lere deklaratat nga TV e te shohe gjendjen nga afer. Ne jemi te shpetojme jete por jo te rrezikojme jeten tone” perfundon mesazhi i bluzave te bardha. Edhe pak dite me pare Shkodraneës e denoncoi nje situate te ngjashme ne qendrat shendetesore dhe poliklinike, ku ministria nuk vonoi te vihej ne levizje. Mbetet te shihet pas kesaj se si do te reagohet per spitalin me te madh te veriut./ShkodraNeës

Lexo edhe: