Sa e vështirë për një tampon/ 2 javë me temperaturë, 28 vjeçarja tregon gjithë vuajtjet, nuk i bëjnë testin

Një 29-vjeçare ka rrëfyer të gjithë kalvarin e saj për të bërë një tampon në Shqipëri.

Ajo ka rrëfyer se ka rreth dy javë që pret epidemiologët për marrjen e tamponit, pasi Urgjenca Kombëtare e ka referuar emrin e saj për kryerjen e testit.

Gjatë intervistës me Euronews Albania, 29-vjeçarja kontaktoi Emergjencën Kombëtare 127 dhe i kujtoi se pret që prej datës 26 qershor që të kryejë testin, ndërsa i është marrë emri për tamponim, por nuk mori ende një zgjidhje.