Shpëtoni prej hemoroideve të sikletshme, 3 mënyrat natyrale që duhet t’i provoni

Hemoroidet janë një shqetësim që prek shumë persona dhe është mjaft e sikletshme. Por ka disa mënyra natyrale për të shpëtuar prej tyre pa ndërhyrje kirurgjikale dhe   mjekime:

Hani ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të fibrave
Për t’i larguar hemorroidet, është e rëndësishme ta shmangni kapsllëkun, e kjo bëhet duke ngrënë ushqime me sasi të lartë të fibrave.

Rekomandohet t’i konsumoni 30-35 gramë fibra në ditë. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: avokadot, fiqat, arrat, farat chia, etj.

Pini shumë ujë
Dehidratimi mund të shpijë në kapsllëk sepse uji apo lëngjet janë të nevojshme për fibrat që të udhëtojnë përgjatë traktit të sistemit tretës.

Shumë studime, duke përfshirë një të publikuar në revistën ‘European Journal of Clinical Nutrition’, thonë se humbja e lëngjeve dhe mungesa e lëngjeve e rritë kapsllëkun, gjë e cila shpie në keqësimin e simptomave të hemorroidet.

Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni shumë ujë.

Kufizojeni alkoolin dhe ushqimet e djegësta
Alkooli mund ta shkaktojë dehidratimin dhe është paksa i rëndë për sistemin e tretjes, e kjo i keqëson simptomat e hemorroideve.

Edhe ushqimet e djegësta i intensifikojnë simptomat e hemorroideve. Disa studime tregojnë se që të dyja – alkooli dhe ushqimet e djegësta – shërbejnë si faktorë rreziku për hemorroidet, ndonëse të dhënat nuk janë konsistente.

Për të qenë më të sigurt, kufizoni konsumimin e këtyre dy ushqimeve.