“Si mund ti heqësh çatinë një fëmije… as Enver Hoxha nuk e bëri këtë” akademiku bashkë me banorët

Të tjera emra të njohur po bëhen bashkë me banorët e Astirit në protestën e tyre. Pas Fatos Lubonjës, Akademiku Apollon Baçe është bashkuar sot me ta. Ai tha se ky projekt është një grabitje ndaj qytetarëve dhe u bëri thirrje atyre të qëndrojnë të bashkuar, kështu askush nuk ka guxuar që t’i prishë çatinë një fëmije. ‘’Unë protestoj jo vetëm për ju po më duket se 40 milionë është një shifër marramendëse, kur kam qenë në një emision televiziv një nyje në Liverpol që ishte shumë e komplikuar se kjo kushtonte 3 milionë sterlina, ku shkoi 37 milionët e tjera?!

Qeveritarët vjedhin në një mënyrë të tmerrshme, jo vetëm vjedhin popullin, çdo familje paguan 120 euro për të. Këtu kemi të bëjmë me një grabitje ndaj popullit, si mund ti heqësh çatinë e shtëpisë një fëmije? Këtë nuk e ka bërë as Enver Hoxha dhe as irtalianët apo Sali Berisha”, u shpreh Baçe.