Sot protestuan masivisht, studentët zbulojnë planin për nesër

Studentët Universiteteve Publike, ditën e sotme protestuan masivisht për tarifat e larta duke bllokuar edhe rrugën e Durrësit.

Ndërkaq, ata paralajmërojnë një tjetër protestë nesër në orën 8:00 të të gjithë studentëve të universiteteve publike të cilët do të bojkotojnë mësimin.

“Nesër në orën 8.00 të mëngjesit studentët e të gjitha universiteteve publike do të bojkotojnë sërish mësimin duke u grumbulluar në oborret e fakulteteve përkatëse për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Në orën 10.00 protestojmë përpara ministrisë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave!

REZISTENCA VAZHDON!” thuhet në faqen e Lëvizjes për Universitetin.

Ditën e sotme ministja Lindita Nikolla tha në konferencë se tarifat nuk janë rritur që prej vitit 2014 dhe se ata që protestojnë janë studentët ngelës,