Studentët në konvikte jetojnë më keq se në qelitë e bur.gjeve

Rritje me 30% është ajo që ka ndodhur me tarifat e studentëve. Kështu ka shpjeguar eksperti për arsimin Ndriçim Mehmeti. Teksa ishte i ftuar në Fax News, ai ka analizuar situatën ku vecoi se protesta e studenteve kishte shumë reagime. Sipas tij deklarata e ministres se VKM nuk ka hyrë në fuqi, është një gënjeshtër e madhe pasi ky vendim shtrin fuqinë e tij sapo publikohet në fletoren zyrtare.

“Ministria e Arsimit hoqi përgjegjësinë nga vetja. Studentët po largohen nga vendi. Duhet bërë një studim që të shihet se përse po largohen studentët”, – tha ai. Ndërsa u ndal tek largimi i studenteëve nga vendi dhe kushtet për studime në Shqipëri, ai tha: “Të gjithë janë gati të largohen nga Shqipëria, flasin për kushte mizerabël e të gjithë janë gati të largohen nga Shqipëria.Një student thoshte në një ese, më mirë është të jesh në burg se në Universitet. Një student më tha se unë e kam vizituar burgun dhe kushtet në burg janë më mirë sesa ato të konvikteve të shtetit.”
Më tej duke u ndalur tek mundësia e bursave të studimit, ai tha se është shumë e vështirë që të merret pasi duhet një mal me dokumente. “Po të ngelësh duhet të paguash kaq lekë. Se ku e kanë gjetur nuk e di. Ndoshta mund të jetë anglo-sakson, sepse ata e kanë që duhet të paguash për çdo gjë”, tha Mehmeti.