Thirrje e gazetarit për studentët: Mbajini larg politikanët e servilët e tyre, mos u përlyeni, forca juaj…

Njëzëri shumë emra publikë po kërkojnë mbështetje për studentët në protestën dhe kauzën e tyre. Kështu ka bërë thirrje edhe gazetari Marin Mema i cili në një shënim të tij shprehet se studentët janë e ardhmja e vendit dhe kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi dhe mundësi të mëtejshme.

Ne duhet ti mbështesim e ti përkrahim të arrijnë më të mirën, t’u krijojmë kushtet për të ndërtuar të ardhmen e jo ti largojmë prej saj !! Studentët kanë nevojë për oksigjen, krenari, drejtësi, mundësi, sepse ata janë Shqipëria e nesërme , vlera e shpirti i saj !! Mbajini larg shushunjat, ngjyrat, maskarenjtë, politikanët e servilët e tyre, të përlyerit që do kërkojnë të futen në turmë sepse forca juaj është e pandalshme nëse ka ngjyrat e Shqipërisë e të askujt tjetër!!”, shkruan Marin Mema.