Tjetër ekz.ekutim, në kazino

Një tjetër ngjarje e trishtë sonte. Në një kazino në Lipjan të mërkurën në mbrëmje ka ndodhur hataja.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishitinës, Imer Beka.

“Është e vërtetë një vrasje ka ndodhur në hyrje të Lipjanit. Policia dhe prokuroria tashmë kanë mbërritët në vendin e ngjarjes”, ka thënë Beka.

Express mëson se ngjarja ka ndodhur në lokale nate në qytetin e Lipjanit.