Tjetër protestë në Tiranë, banorëve u ka vajtur ku s’mban më: Këlyshi Rama mendon se…

Vijojnë protestat në Tiranë.

Pas studentëvep dhe Shkozës, pasditen e sotme ka nisur protesta te Unaza e Re.

Banorët e zonës kanë hyrë në ditën e 32-të të protestës së tyre në mbrojtje të banesave, ndërsa shumica prej tyre janë veshur me jelekë portokalli.

Florjan Protoduari, një prej protestuesve më aktivë të këtyre ditëve ka hedhur akuza të forta dhe në drejtim të kreut tëb ALUIZNI-t Artan Lame, që sipas tij duhet të jetë në burg.

“Këlyshi Rama mendon se jemi lodhur, do të mbrojmë shtëpitë tona, arritëm sot në ditën e 32-të të protestës. Dorin e mbajnë në burg, hajde më arrestoni mua babanë e tij se unë e organizoj këtë protestë, hajde arrestoni të gjithë Unazën e Re. Artan Lame vetëm në muajin shtator ka bërë 10 legalizime të paligjshme, kush duhet futur në burg ne apo Artan Lame?!”, u shpreh Protoduari.

Ndërkohë që protestës i është bashkuar dhe një qytetar që po kalonte në zonë.

“Unë nuk jam banor i zonës këtu, po do të dal në mbështetje të tyre”, shprehet qytetari.

Pak minuta më parë në zonë ka mbërritur dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ka takuar disa prej banorëve. Pas pak ai pritet që të ketë fjalën e tij përpara qytetarëve. Ndërkohë që në Astir janë bashkuar dhe banorët e Bregut të Lumit dhe të Shkozës.